Valmir Sinani është një studiues i shkencave kompjuterike. Ndërsa është në përfundim të doktoraturës në Fakultetin “St. Kliment Ohridski” – Biola në Maqedoninë e Veriut, ka vendosur të përfshihet edhe në politikë, në mbrojtje të kauzës për familjen.Studimet bazike i kreu në Universitetin Publik “Hasan Prishtina” në Prishtinë, ndërsa ato Master në drejtimin Shkenca Kompjuterike dhe Teknologji e Komunikimit në Universitetin Publik “Ukshin Hoti” në Prizren. Me origjinë është nga fshati Mogillë, Komuna e Kllokotit, por që nga viti 2012 jeton dhe punon në Prishtinë. Prej vitesh ai punoi si zhvillues si sistemeve kompjuterike në disa kompani. Gjatë punës si zhvillues nëpër disa kompani vendore ka zhvilluar sisteme të ndryshme për institucione të ndryshme private dhe shtetërore. Valmiri ka punuar profesor në Kolegjin Univerzum, aty ka ligjëruar lëndën Krimi Kibernetikë, po ashtu ka ligjëruar në “Cacttus Education” në lëndën Siguria në Web dhe Media Mobile. Vullneti për të kontribuar në shoqëri, në përmirësim të gjendjes, veçmas në fushën e arsimit, nuk i ka munguar kurrë, për këtë, është përkushtuar në politikë, për të mbrojtur dhe ruajtur kauzën për familje.Ai është i martuar.Në listën e kandidatëve për deputet nga Koalicioni për Familje, mbanë numrin 46 .
Valmir Sinani është një studiues i shkencave kompjuterike. Ndërsa është në përfundim të doktoraturës në Fakultetin “St. Kliment Ohridski” – Biola në Maqedoninë e Veriut, ka vendosur të përfshihet edhe në politikë, në mbrojtje të kauzës për familjen
